Laptopi Lenovo Legion Y920 vjen me një buton “Turbo”

Laptopi Lenovo Legion Y920 vjen me një buton “Turbo”

Lenovo Y920 është përpjekja më e fundit e prodhuesit Kinez për të joshur entuziastët e lojërave.

Ky laptop 17 inç vjen me procorsët Core i7-7700HQ ose Core i7-7820HK të cilët janë procesorët më të fuqishëm aktualisht për laptopët.

Karta grafike GeForce GTX 1070 kujdeset për grafikat e pasqyruara në ekranin 75Hz IPS 1080p të laptopit. Kjo kartë grafike nuk do e ketë aspak problem të shtyjë ekranin në limite kjo falë edhe teknologjisë G-Sync të integruar.

Specifika të tjera të laptopit janë: 16GB RAM DDR4 dhe 512GB SSD ose 1 Terabajt hardisk.

Por një prej veçorive e cila nuk reklamohet aq shumë është tastiera mekanike e laptopit. Gjithashut vlen të përmendet butoni “Turbo” ku me një të shtypur laptopi vë në funksion frekuencën Turbo të procesorit duke i dhënë një performancë të shtuar.

Legion Y920 ka kat porta HDMI, ekrani, Thunderbolt, katër porta USB 3.0, lexues karte SD dhe një portë gigabitëshe interneti.

Ai do të kushtojë 2,700 dollar dhe është konkurrenti kryesor i Alienware 17 R4 i cili kushton 2,400 dollar. /PCWorld Albanian