Limonada hidratuese me luleshtrydhe dhe limon

Limonada hidratuese me luleshtrydhe dhe limon

Kjo limonadë hidratuese me luleshtrydhe është një recetë klasike për kohën e ngrohtë që na pret. Ajo është shumë e pasur me elektrolite hidratuese.

Limonada me luleshtrydhe është një nga kokteilet e freskëta dhe të shijshme më të preferuara gjatë stinës së verës. Madje është perfekte edhe për kohën që ju jeni duke kaluar në plazh dhe duke i shtuar përveçse të tjerave edhe luleshtrydhe, i jep shumë vlera, shije dhe aromë. Përbërësit e saj janë të thjeshtë, po ashtu edhe përgatitja.
Përbërësit:
1 filxhan me luleshtrydhe
Lëngun e 5 limonave
1/4 e nektarit të kokosit
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit hidhini në një blender, pasi të jeni siguruar që ato janë të freskët dhe organikë. Shijojeni limonadën tuaj me luleshtrydhe.