Instituti Albanologjik sjellë librin më të ri Botë paralele në balada

Instituti Albanologjik sjellë librin më të ri Botë paralele në balada

Nën përkujdesjen e Arbnora Dushit dhe Lumnije Kadriut (studiuese nga Instituti Albanologjik), krahas një Redaksie në përbërje të studiuesve ndërkombëtarë dhe vendorë, ky vëllim u përgatit sipas metodës Peer review, që e nënkupton vlerësimin e dyfishtë të punimeve nga redaktorët (identiteti i fshehur) e fushës së ngushtë profesionale.

Këto ditë doli nga shtypi libri me titull “Botët paralele në balada dhe këngë popullore – Parallel Worlds in Ballad and Folk Songs”, me botues Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe Komisionin Ndërkombëtar të Baladës. Ky botim me bashkë redaksi dhe me punime kryesisht në gjuhën angleze është rezultat i Konferencës së 45-të ndërkombëtare të baladës që u organizua në Prishtinë, në vitin 2015-të.

Nëpërmjet punimeve të botuara në këtë vëllim, të autorëve pjesëmarrës në atë konferencë, prezantohet problematika e botëve paralele, si kategori kozmogonike, etike, estetike, shoqërore e kulturore, në baladat shqiptare, sllovene, rumune, angleze, irlandeze, portugeze, meksikane, amerikane... Nën përkujdesjen e Arbnora Dushit dhe Lumnije Kadriut (studiuese nga Instituti Albanologjik), krahas një Redaksie në përbërje të studiuesve ndërkombëtarë dhe vendorë, ky vëllim u përgatit sipas metodës Peer review, që e nënkupton vlerësimin e dyfishtë të punimeve nga redaktorët (identiteti i fshehur) e fushës së ngushtë profesionale, shkruan kultplus.

Pas vlerësimit të parë nga redaktorët punimet janë kthyer tek autorët përsëri duke i hyrë kështu procedurës për plotësim, qartësim, rregullim e rishqyrtim, sipas sugjerimeve të redaktorëve. Pas ritrajtimit nga autorët ato janë kthyer prapë tek redaktorët për rivlerësim të punës së autorëve, ku ka pasur raste që janë kthyer prapë tek autorët për plotësime shtesë. Faza e fundit ka qenë procesi i lekturimit, tek lektorët anglezë dhe shqiptarë, të cilët janë përkujdesur për të evituar në masën më të madhe gabimet gjuhësore.

Si botim në gjuhën angleze bashkë me një redaksi ndërkombëtare, si edhe për nga metoda e vlerësimit, (vlerësim i dyfishtë nga redaktorët profesionistë), është i pari i këtij lloji i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Në Panairin e librit, e gjeni tek stenda e Librarisë Artini.