Shpërndahen 2. 8 milionë euro për 3960 punëtorë të 28 ndërmarrjeve

Shpërndahen 2. 8 milionë euro për 3960 punëtorë të 28 ndërmarrjeve

 Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP-ja) ka realizuar shpërndarjen e një shume prej 2.8 milionë euro nga pjesa e 20 %-it të privatizimit të 28 ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre.

- Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP-ja) ka realizuar shpërndarjen e një shume prej 2.8 milionë euro nga pjesa e 20 %-it të privatizimit të 28 ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre.

 

Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre  ndërmarrje shoqërore. Shuma e fondeve që ka kaluar nëpër procedura të shpërndarjes kësaj radhe është € 2 milionë e 861 mijë e 284 euro. Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 3960 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20%-it.


Bartja e këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime).


Nga fondet e 20% deri me tani Agjencia ka shpërndarë rreth 113 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 46 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt.      


(Në tabelën më poshtë gjeni emrat e 28 NSh-ve, shumën e fondeve të shpërndara dhe numrin e punëtorëve përfitues).

Nr.

Emri i NSh-së

 

 

 

  Zyra rajonale

Numri I punëtorëve

  Shuma e shpërndarë

1

Kosovatrans Prizren

Prizren

129

 €               7,160.96

2

Kualiteti

Gjilan

113

 €          154,487.01

3

Marketing eksport

Prishtinë

48

 €          220,175.34

4

Fabrika për prodhimtarinë e destinuar-Zastava

Pejë

128

 €             14,152.54

5

Artizanati

Prizren

35

 €             10,298.40

6

Theranda

Prizren

76

 €             45,100.48

7

KB Kosova Lipjan

Prishtinë

45

 €          321,492.12

8

Pasuria Bujqësore

Gjilan

51

 €             93,644.63

9

Ferma e derrave- Miradi e Epërme

Prishtinë

13

 €             21,830.40

10

Lavërtari -Blegtori

Prishtinë

48

 €               5,236.80

11

Qumështorja Konzume

Prishtinë

35

 €             11,596.51

12

KB Komorani

Prishtinë

15

 €             11,018.70

13

Mustaf Goga

Gjilan

134

 €             42,371.72

14

Dardania

Prizren

65

 €             45,183.51

15

Fabrika e ngjyrave-Extra

Mitrovicë

51

 €          239,407.49

16

Fertrans Ferizaj

Gjilan

33

 €             41,495.80

17

Jugobanka

Mitrovicë

157

 €          207,183.17

18

Metamb

Prishtinë

55

 €          139,565.77

19

KB Liria Bardhosh

Prishtinë

46

 €          331,292.53

20

Malishgan

Pejë

129

 €          119,199.65

21

Ballkan

Prizren

1454

 €          145,427.42

22

Urata

Prishtinë

444

 €          407,591.87

23

Fabrika e pompave me piston

Pejë

120

 €               8,058.46

24

Mulliri Fushë Kosovë

Prishtinë

1

 €               3,955.33

25

Rilindja

Prishtinë

68

 €             28,029.09

26

Mekanizimi

Prishtinë

73

 €             42,222.20

27

NBI Suhareka

Prizren

240

 €          121,148.00

28

Plantacioni Ferizaj

Gjilan

60

 €             22,958.40

Total

 

3,960

 €       2,861,284.30