VIDEO: Manipulimi i zgjedhjeve, ja sa persona u arrestuan

VIDEO: Manipulimi i zgjedhjeve, ja sa persona u arrestuan

Në kuadër të mbrojtjes së votës, Koordinatorja nacionale Laura Pula, ka thënë së për dallim nga keqpërdorimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e vitit 2014 në të cilat janë përfshirë 58 persona, në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, Prokurori i Shtetit deri më tani ka në proces të ndjekjes penale vetëm 13 persona, të dyshuar për vepra penale kundër të drejtës së votës dhe veprave tjera që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Po ashtu Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë me marrëveshje mbi pranimin e fajësisë kundër të pandehurit L.A. për vepër penale "Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, njofton Policia.  Sipas aktakuzës, i pandehuri më 11 qershor 2017 në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, si person zyrtar dhe atë si koordinator i vëzhguesve të njërit nga subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tij, këshillon votuesit që të votojnë në favor të subjektit politik që ai përfaqësonte”.