VIDEO: Digjen 28 krerë lopë në një stallë në Lipjan

VIDEO: Digjen 28 krerë lopë në një stallë në Lipjan

28 krerë lopë i janë djegur fermerit Muhamet Zeqiri nga Lipjani, pasi stalla e tyre mbrëmë rreth orës 24 u përfshi nga flaka. Zyrtarë komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaktari i zjarrit ende nuk dihet.

28 krerë lopë janë djegur pasi flaka morri stallën e fermës së pronarit Muhamet Zeqiri nga fshati Babush i Muhagjerëve në Lipjan. Ngarja ndodhi mbrëmë rreth orës 24 derisa nga ky zjarr shpëtoi vetëm një lopë dhe dy vjeta. 

Muhamet Zeqiri pronar I fermës thotë se "vetëm prej rrymës se ska pas kush me hy me i kall lopët. Vonë ka qenë kur jam dal vetëm sa e kishte kaplue flaka mezi e kam hapur derën dhe kanë dal viçat dhe një lopë më nuk ka pasur mundësi të futemi brenda”.

Organet Komunale të Lipjanit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë vlerësimet lidhur më dëmin e shkaktuar  
 
Feti Krasniqi, drejtori i Bujqësisë në Lipjan tha se fillimisht u vjen keq që ka ndodhur kjo, sepse është fermer potencial në listat e fermerëve të komunës së Lipjanit. Ai tha se do të bëjnë përpjekje që me qetësi ti bëjnë vlerësimin real dhe me ato kapacitete që kanë t'i dalin në ndihmë këtij fermeri.
 
Dëmet materiale konsiderohen të mëdha kurse policia është duke i bërë hetimet për të gjetur shkaqet e shkaktimit të zjarrit.

 

 

Autor: RTK