Portugali, 3 ditë zie për viktimat e zjarrit

Portugali, 3 ditë zie për viktimat e zjarrit

Autoritetet e Portugalisë kanë shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat nga zjarri në pyje i cili shpërtheu dje, raporton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të fundit Ministrisë së Punëve të Brendshme të Portugalisë, nga zjarret kanë humbur jetën të paktën 62 persona dhe janë plagosur 59 të tjerë, prej të cilëve shumica janë në rrezik jete.

Më shumë se 600 zjarrfikës po luftojnë me flakët të cilat dje kanë përfshirë pyjet në Portugalinë qendrore. Shumica e viktimave janë nga rajoni më i prekur i Pedrogo Grande.

Televizioni shtetërorë RTP njofton se në mesin e të lënduarve janë disa zjarrfikës dhe adoleshentë. Hetimi për shkaqet e zjarrit është duke u zhvilluar. Ndihmë Portugalisë i kanë ofruar institucionet e Bashkimit Evropian dhe shtetet anëtare si Spanja dhe Franca.

Gjatë meshës së rregullt të së dielës, Papa Françesku së bashku me mijëra besimtarë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u lut për viktimat në Portugali, të cilën Papa e vizitoi muajin e kaluar.

Po ashtu edhe përfaqësuesja e Portugalisë në futboll, e cila po merr pjesë në Kupën e Konfederatave në Rusi, ka nderuar viktimat nga zjarri.