Apple po punon për “diçka të madhe”

Apple po punon për “diçka të madhe”

Shefi i Apple, Tim Cook, më në fund ka pranuar se gjiganti i teknologjisë po punon mbi teknologjinë e makinave pa shoferë.

Në një intervistë për “Blomberg TV”, she ekzekutiv i Apple tha se kompania ishte fokusuar në “sistemet autonome” që mund të përdoreshin në makinat pa shoferë.

“Në një farë mënyre e shikojmë atë si nënën e të gjithë projekteve”, tha Cook. “Me shumë mundësi është një prej projekteve më të vështira të Inteligjencës Artifciale”.

Mirëpo, në krahun tjetër ai konfirmoi se “ne nuk po flasim nga pikëpamja e prodhimit, ajo çfarë do të bëjmë është teknologjia, gjë e cila e shikojmë si shumë të rëndësishme.”

Raportimet se Apple po punon në teknologjinë për makinat pa shoferë shkojnë disa vite pas, por kjo është hera e parë që konfirmohet nga kreu i kompanisë. Apple tashmë ka një sistem për makinat “CarPlay” që lejon përdoruesit të integrojnë pajisjet e tyre Apple me sistemin e makinës.

Ekspertët theksojnë se kompania e teknologjisë është më e interesuar të ndërtojë një software për të drejtuar makinën pa shofer, se sa në prodhimin e makinave.

Apple tashmë ka siguruar një leje për testimin e makinave pa shoferë në Kaliforni dhe ka rekrutuar dhjetëra ekspertë makinash. Po ashtu, kompania ka regjistruar edhe emrat e domaineve, të tillë si “apple.car” dhe “apple.auto”.