Teatri Profesionist i Prizrenit merr emrin ‘Bekim Fehmiu’

Teatri Profesionist i Prizrenit merr emrin ‘Bekim Fehmiu’

Një gjë e tillë, u bë publike në rrjetin social Facebook, nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit Kujtim Gashi, i cili ka theksuar se në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit, do të merret vendimi për ta emëruar Teatrin Profesionist të Prizrenit, me emrin e Bekim Fehmiut.

Para pak ditësh u shënua shtatë vjetori i vdekjes së aktorit të madh me prejardhje shqiptare Bekim Fehmiu, në Prizren. Kësisoj, pas disa ditësh vjen propozimi që Teatri Profesionist i Prizrenit, ta marrë emrin e ikonës kinematografike ‘Bekim Fehmiu’, shkruan KultPlus.

Një gjë e tillë, u bë publike në rrjetin social Facebook, nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit Kujtim Gashi, i cili ka theksuar se në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit, do të merret vendimi për ta emëruar Teatrin Profesionist të Prizrenit, me emrin e Bekim Fehmiut.

Ju sjellim shkrimin e plotë të Kujtim Gashit:

“Teatri Profesionist i Prizrenit, së shpejti do të emërtohet: Teatri i qytetit 'Bekim Fehmiu', Prizren.
Kuvendi i Komunës së Prizrenit, në mbledhjen e radhës, do të marrë vendim për ta emërtuar Teatrin Profesionist të Prizrenit, me emrin e njërit prej artistëve më të njohur të kinomatografisë botërore, Bekim Fehmiu, i cili, karrieren e tij e filloi pikërisht në Teatrin e Prizrenit, për të lënë gjurmë të pashlyera në teatrin dhe kinomatografinë kombëtare e ndërkombëtare.
Ky propozim erdhi pas diskutimeve dhe koordinimit me menaxhmentin e Teatrit Profesionist të Prizrenit”, ka shkruar Gashi.