Përzierje nga dy përbërës, e cila shëron më shumë se 10 sëmundje

Përzierje nga dy përbërës, e cila shëron më shumë se 10 sëmundje

Përzierja nga susami dhe mjalti është një burim i shkëlqyer i hekurit, magnezit, kalciumit, manganit, omega 3 dhe 6 acideve yndyrore.

Mjalti me susam është një kombinim që duhet ta keni më shpesh në menynë tuaj. Jo vetëm për shkak të shijes së shkëlqyer, por edhe për shkak se është një thesar i madh për shëndetin, shkruan Femina.al.

Kjo përzierje natyrore është një burim i shkëlqyer i vitaminave, veçanërisht ato nga grupi E, A dhe B, si dhe mineraleve dhe omega 3 dhe 6 acideve yndyrore.

Rekomandohet që të konsumohet në mëngjes në stomak bosh.

Susami dhe mjalti në kombinim forcojnë imunitetit, zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira, trajtojnë kapsllëkun, problemet në stomak dhe janë jashtëzakonisht të dobishme në rast të gastritit, kolit dhe ulcerës. Përveç kësaj, kjo përzierje forcon kockat, stimulon aktivitetin mendor, rrit qëndrueshmërinë fizike dhe përmirëson cilësinë e shëndetit të flokëve dhe lëkurës.

Përgatitja

Kjo pastë është e lehtë për t’u përgatitur, thjesht përzijini një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle susam. Kjo sasi ka rreth 155 kalori, 8 gram yndyrë, 21 gram karbohidrate, 1 gram fibra dhe 3 gram proteina.