Era Istrefi, imazh i markës së njohur

Era Istrefi, imazh i markës së njohur

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi është bërë imazh i markës së njohur ‘Nylon’, e cila ka sjellë koleksionin në bashkëpunim me ‘Guess.’

Era ka publikuar videon ku duket e veshur me ‘Guess’ dhe këndon hitin e saj ‘Redrum’, të cilin e solli nga kompania amerikane.

Para disa ditësh ajo kishte lajmëruar nëpërmjet rrjetit social, Instagram se po sillte dicka të re por nuk kishte dhënë detaje.

Kur marka e njohur, njëkohësisht edhe revistë prestigjoze amerikane ‘Nylon’ publikoi pamjet, u kuptua se Era është drejt rrugës së suksesit dhe ky ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e saj.