Lisjen: Kina e mbështet Maqedoninë në proceset eurointegruese

Lisjen: Kina e mbështet Maqedoninë në proceset eurointegruese

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadoren kineze Lin Lisjen, në të cilën është dakorduar avancim i bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha sferat në interes të qytetarëve.

Ambasadorja kineze, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, kryeministrit Zaev i ka dorëzuar letër nga kryeministri i RP të Kinës, Li Keçijang, ndërsa Kina në Qeverinë e re sheh partner të mirë dhe potencial të madh për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Ambasadorja kineze Lisjen theksoi se reformat që i ndërmerr Qeveria e Maqedonisë janë në drejtim të stabilizimit politik dhe ekonomik në shtet, për ç'arsye Ambasada kineze do t'i inkurajojë kompanitë kineze të hyjnë në tregun ekonomik në Maqedoni.

"Qeveria është e hapur për bashkëpunim me kompanitë kineze që duan të intervenojnë në Maqedoni dhe jemi të gatshëm t'i sigurojmë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë. Qëllimi i Qeverisë është të sigurojë vende të reja pune për qytetarët, paga më të larta, standard dinjitoz jetësor, ndërsa kjo mund të arrihet vetëm përmes punës së përkushtuar në zhvillimin e ekonomisë", tha kryeministri Zaev.

Në takim është dakorduar të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, përmes projekteve të reja në suaza të Programit të Kinës, 16 plus 1 për vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore, menjëherë pas zgjidhjes së problemeve me ndërtimin e të dy autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.

Në takim, nga ana e ambasadores është theksuar se RP e Kinës e mbështet Maqedoninë në rrugën drejt proceseve eurointegruese.