Këto 4 gjëra ulin përgjysmë rrezikun nga kanceri

Këto 4 gjëra ulin përgjysmë rrezikun nga kanceri

Nëse e keni vënë në dyshim se gjërat e vogla mund të ulin rrezikun nga kanceri, është koha ta mendoni edhe njëherë.

Megjithëse nuk ekziston një arsye e qartë e shfaqjes së kancerit, besohet se mënyra e keqe e të ushqyerit dhe mungesa e aktivitetit fizik janë ndër shkaktarët më të shpeshtë, transmeton Indeksonline.

Janë 4 gjëra të thjeshta që ju mund ti bëni për të ulur dukshëm rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.

1. Ushtroni rregullisht. Ushtrimet fizike kanë dobi të shumta, ndër to edhe luftimi i kancerit.

2. Hiqni dorë nga duhani. Kanceri i mushkërive por edhe lloje tjera të tij shfaqen shpesh nga konsumimi sistematik i duhanit prandaj nëse jeni ndër ata që e konsumoni, hiqni dorë nga ky ves.

3. Kujdes me alkoolin. Konsumimi në mënyrë të moderuar i alkoolit nuk paraqet ndonjë problem mirëpo nëse krijoni vartësi, kjo mund të rris gjasat e prekjes nga kanceri.

4. Kujdes me peshën trupore. Pesha e tepërt përveç problemeve me zemër dhe probleme tjera, mund të shkaktojë edhe kancer andaj mundohuni të mirëmbani peshën trupore.