Nga 1 janari qytetarët nuk mund të importojnë vetura të vjetra

Nga 1 janari qytetarët nuk mund të importojnë vetura të vjetra

Institucionet e Republikës së Kosovës në legjislaturën e kaluar kanë miratuar Ligjin 05/L-132 për automjete i shpallur në Gazetën zyrtare nr.15 të datës 11 maj 2017, sipas të cilit parashihet që pas një afati kalimtar të kufizohet vjetërsia e lejuar e veturave që importohen.

Më saktësisht, deri më 31.12.2017, vazhdon importimi i veturave pa kufizim të vjetërsisë sipas Vendimit të Qeverisë nr.16/20 me propozim të Ministrit të Financave të asaj kohe Avdullah Hoti.

Pas kësaj date, nga 1 janari 2018, nuk do të mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet dhe që nuk plotësojnë standardin Euro 4 për normat e shkarkimeve në ajër, kufizim ky i përcaktuar me ligjin për automjete.

Prandaj, qytetarët që planifikojnë të importojnë vetura duhet të marrin parasysh ndryshimin e kushteve të importit sipas ligjit të ri për automjete.


MË SHUME NGA Ekonomi