Cheryl, një dedikim të ëmbël për Liam Payne (FOTO)

Cheryl, një dedikim të ëmbël për Liam Payne (FOTO)

Ata mirëpritën ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë së bashku, djalin e quajtur Bear.

Cheryl ka vendosur të bëjë një dedikim të ëmbël për të dashurin e saj, Liam Payne, ditën e dielë, duke qënë se ai festonte për herë të parë “Father’s Day”.

33-vjeçarja ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit, duke publikuar një foto të 23-vjeçarit, bashkangjitur së cilës shkruan se ai është një baba i mrekullueshëm i fëmijës së tyre, i cili absolutisht e adhuron atë.

“Gëzuar “Festën e Baballarëve” Liam. Ti je babai më i mrekullueshëm dhe shembulli më i mirë i djalit tonë. Mënyra se si ai të sheh ty, i shpreh të gjitha. Marrëdhënia juaj më prek në zemër. Ti je qendra e botës së tij dhe ne të adhurojmë”, shkruan Cheryl në postimin e saj të ndarë me 3.5 milionë ndjekës.