Orbita bëhet me satelit privat

Orbita bëhet me satelit privat

Pritet që sot nga kozmodromi Kejp Kanaverall në SHBA të hedhet në orbitë sateliti i parë privat bullgar “Bulgaria Sat-1” i kompanisë “Bullsatkom”.

Sateliti i vetëm bullgar deri tashti “Interkosmos-Bëullgarija-1300”  u lëshua në vitin 1981 dhe tashmë nuk është aktiv.


“Bulgaria Sat-1” do të qëndrojë  në orbitë në një largësi 36 mijë kilometra nga Toka dhe do të mbulojë Ballkanin  dhe një pjesë prej Evropës.


Projekti vlerësohet nga pronarët për 235 milionë  dollarë. Pritet që sateliti të jetë në shfrytëzim në vazhdim përafërsisht 20  vitesh.