Trendet e flokëve për sezonin e verës, ngjyra portokalli

Trendet e flokëve për sezonin e verës, ngjyra portokalli

Vajzat eksperimentojnë pothuajse në çdo stinë me flokët e tyre. Sigurisht kjo ndodh që ato të përshtatin ngjyrat e flokëve me kohën. Por duket se kjo verë do të vijë shumë e zjarrtë. Flokët portokalli janë trend i sezonit.

Kjo është një ngjyrë shumë e guximshme që pak vajza e provojnë. Gjithsesi, të apasionuarat pas modës dhe trendeve të reja, e sigurt që do ta provojnë një herë të vetme.