Boeing prezantoi modelin më të ri të kategorisë së avionëve 737

Boeing prezantoi modelin më të ri të kategorisë së avionëve 737

Boeing ka prezantuar një model të ri të kategorisë së avionëve 737 në shfaqjen e ajrore që zhvillohet në Paris, event që u hap nga vetë presidenti Emmanuel Macron.

Ndërsa porositë kanë qenë në rritje prej vitesh, nxitur nga rritja e udhëtimeve ajrore,  prodhuesit e avionëve për pasagjerë presin një ngadalësim të kërkesës ndërkohë që fokusohen në arritjen e afateve të ngushta të dërgesave dhe objektivat ambiciozë në prodhim.

Megjithatë, Boeing solli një surprizë në shfaqjen ajrore më të madhe në botë, duke prezantuar modelin Max 10 që do të jetë konkurrent me produktet e reja të rivalit europian Airbus.

Prodhuesi amerikan bëri të ditur se ka marrë 240 porosi për avionin e ri, që ka një kapacitet prej 230 personash.

“Ky model do të shtojë vlerë për konsumatorët dhe do të sjellë më shumë energji në treg”, tha kreu ekzekutiv i Boeing Dennis Muilenburg gjatë shfaqjes.

Ndërkohë që kërkesa e transportuesve të pasagjerëve mund të ngadalësohet, për avionët ushtarak mund të ketë një përshpejtim të aktivitetit.

Lockheed Martin gjendet në fazën përfundimtare të një marrëveshjeje prej 37 mld dollarë, për të shitur 440 njësi të modelit F-35, drejt 11 vendeve përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Duke sjellë më shumë mbështetje për projektet e mbrojtjes,  Presidenti francez Emmanuel Macron fluturoi drejt shfaqjes me transportuesin ushtarak të Airbus.

SCAN