Mazda Miata e vogël me 1.200 KF

Mazda Miata e vogël me 1.200 KF

Edhe në të kaluarën është dëshmuar se në automjetin e vogël, Mazda MX-5 Miata, mund të vendosen motorë shumë të mëdhenj. Mirëpo, mbreti i ‘driftingut’ nga Zelanda e Re, i njohur si “Mad Mike”, ka shkuar shumë më larg.

Automjeti i ri i ‘të çmendurit’ Mike është një Miata me katër rotorë dhe dy turbo-mbushës Garett.

Vetura quhet RADBUL dhe zhvillon 1.200 KF, ndërkohë që punëtorët në “Pulse Performance Race Engineering” besojnë se do të arrijnë që me motorin e ri të zhvillojnë deri në 1.500 KF.