Jeep Wrangler me motor të Toyota Supra (Foto)

Jeep Wrangler me motor të Toyota Supra (Foto)

Me këtë Jeep Wrangler i modifikuar nuk do të mund të shkoni në maje të malit, por do të mund të shkoni deri në ndonjë pyll për një kohë të shkurtër përmes ndihmës së motorit 2JZGTE të modelit Toyota Supra.

Me kapacitet prej 350 kuajfuqi, motori Turbo është në kombinim me marshin manual me pesë shpejtësi të kompanisë Jeep, transmeton Koha.net. Përveç “transplantimit të zemrës”, ky model vjen edhe me kofanon e re, mborjtësit për të gjitha terrenet, dritat LED, rrotat dhe gomat e reja, interier prej lëkure me rripat e sigurimit për gara, etj.

Ky Jeep Wrangler me motor të Toyota Supras, është në gjendje të rregullt, ku është konfirmuar me disa videot të cilat i ka publikuar vet pronari i cili kërkon 20 mijë dollarë për ata që janë të interesuar për ta blerë këtë model.