Angelina Jolie surprizon Brad Pitt

Angelina Jolie surprizon Brad Pitt

Ndonëse Jolie dhe Pitt tashmë janë ndarë, por kjo nuk do të thotë se ata nuk rezervojnë një vend të veçantë në jetët e njëri-tjetrit, sidomos pasi kanë së bashku dhe fëmijët që i duan sa vetë jeta.

Sipas konsensusit të tyre, fëmijët do të qëndrojnë me të ëmën dhe ashtu ka ndodhur deri tani, por duke qenë se Festa e Baballarëve kishte afruar, Jolie ka menduar të surprizojë Pitt, duke i dërguar fëmijët në shtëpinë e tij.

Fëmijët kanë qëndruar për disa orë të mira me të atin, më pas janë larguar nga Los Angeles sepse u duhej të shoqëronin Angelina-n në një udhëtim në Addis Ababa në Etiopi, vendi në të cilin është adoptuar Zahara në 2005-n.

Kjo do të thotë se deri tani Jolie dhe Pitt janë duke pasur një prindërim të mirë, ndonëse të ndarë dhe ky është një lajm shumë i mirë. /Blitz.al/