Recetë: Sallatë me vezë dhe perime

Recetë: Sallatë me vezë dhe perime

Përbërësit:

1 copë selino

3-4 gjethe sallatë jeshile (ose lloj tjetër sallate)

1 karotë

5-8 mashurka (të gatshme)

4 kërpudha

1 grusht ullinj

Salcë soje

2 vezë

Gjalpë ose vaj

Përgatitja:
Vendoseni selinon, sallatën dhe ullinjtë në një enë për sallatë.

Nxehni pak gjalpë ose vaj në një tigan. Gatuani mirë kërpudhat dhe mashurkat e prera. Hidhini te përbërësit e tjerë.

Shtoni pak gjalpë sërish në tigan dhe skuqni vezët.

Vendosini mbi mashurka dhe spërkatini përbërësit me pak salcë soje. Shërbejeni sallatën të ngrohtë.