ISIS ekzekuton 30 civilë në Al-Hauvejxha të Irakut

ISIS ekzekuton 30 civilë në Al-Hauvejxha të Irakut

Terroristët takfiristë të ISIS në vazhdim të krimeve të tyre kundër popullit të Irakut, kanë ekzekutuar 30 civilë irakianë në qytetin Al-Huvejxha të Irakut.

Kanali televiziv Sumerija News njoftoi se shumica e personave të ekzekutuar nga terroristët e ISIS në qytetin Al-Huvejxha në provincën Kirkuk të Irakut, ishin gra dhe fëmijë. Anvar Al-Asemi, një prej krerëve të fiseve Al-Abid, deklaroi:

"Terroristët e ISIS që nga vitit 2014 e deri më tani, në rajonet jugore dhe perëndimore të Kirkukut kanë ekzekutuar rreth 1000 persona".

Ndërkohë gazeta Al-Kods Al-Arabij duke cituar një burim ushtarak irakian, ka shkruar se forcat speciale amerikane janë dislokuar në rajonet kufitare me Sirinë provincën Anbar të Irakut.