Gjermania e Shkodran Mustafit nis me fitore, mposht Australinë

Gjermania e Shkodran Mustafit nis me fitore, mposht Australinë

Gjermania e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Konfederatave, duke mposhtur sonte Australinë, me rezultat 3-2, në kuadër të Grupit B.

Kampionia e botës që llogaritët favorite në këtë turne, është shfaqur skuadër më e mirë se australianët, edhe pse këta të fundit nuk u dorëzuan lehtë.

“Panzerat” treguan lojë më të mirë në pjesën e parë, dersia Stindl (5’) kaloi skuadrën gjermane në avantazh prek 0-1.

Australia në finish të ndeshjes përmes Rogic (41’) barazoi shifrat në 1-1, megjithatë, për pushim të qetë të Gjermanisë u përkujdes Draxler (45’), i cili nga pika e bardhë kaloi sërish Gjermaninë në epërsi prej 1-2.

Edhe pjesën e dytë, skuadra e Joachim Lov e nisi më mirë dhe pas vetëm tre minutave të kësaj pjesë më anë te Goretzka realizuan edhe golin e tretë, kurse, Juric (58’) ngushtojë rezultatin në 2-3, rezultat më të cilën u mbyll kjo sfidë mjaft interesante.

Në radhët e Gjermanisë titullar ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili bëri paraqitje mjaft të mirë.

Grupin B e kryeson Kili me tre pikë, aq sa ka edhe Gjermania, Australia dhe Kameruni akoma nuk kanë shijuar pikë në Kupën e Konfederatave.