VIDEO - Kërkohet përkujdesje për viktimat e dhunës seksuale

VIDEO - Kërkohet përkujdesje për viktimat e dhunës seksuale

Në tryezën për Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, u tha se Kosova ka pasur vonesë në njohjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O`Connell, tha se Qeveria e ardhshme duhet ta formojë Fondin për pensione për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Organizatat që kanë avokuar për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë të vetmet që janë angazhuar në njohjen e viktimave.

Korniza ligjore në vend deri kohët e fundit ka qenë e zbehtë sa i përket kësaj kategorie. Në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, ish-presidentja Atifete Jahjaga, tha se Kosova ka pasur vonesë në njohjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.