Lekaj: Haradinaj i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë

Lekaj: Haradinaj i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën për Kosovën, ka thënë se PAN-i si koalicion fitues shumë shpejt do të formojnë Qeverinë e re, duke mos parë rrezik nga ndonjë proces i ri zgjedhor.

"Unë mendoj se Kosova po shkon drejt një qeverie të re në krye me zotin Haradinaj”, ka thënë Lekaj  për Radio Europa e Lirë.

“ Janë spekulime të partive të tjera që mendojnë se do të vijnë në pushtet, por nuk ka hapësirë institucionale as për zgjedhje të reja, sepse tashmë Haradinaj i ka numrat për të formuar Qeverinë”, tha Lekaj.