Sherifi: Haradinaj i ka siguruar numrat, VV s’e ka asnjë shans

Sherifi: Haradinaj i ka siguruar numrat, VV s’e ka asnjë shans

Bilall Sherifi i ka lënë një mesazh për Vetëvendosjen dhe LDK-në, duke thënë se nuk do të mund të marrin mandat, pasi që kjo ka dështuar të jap rezultat edhe në kohën e VLAN’it

Sekretari i nismës për Kosovën thotë se edhe në vitin 2014 por edhe tani, nuk do të mund ta mbaj inati, të pathyer një bllok.

‘Është një fjalë e urtë popullore që thotë se rruga e ndjekur nuk të sjell rezultat tjetër. Një rrugë e ndjekur të jep të njëjtin rezultat. Një formulë e ndjekur jep të njëjtin rezultat. Unë mendoj se motivi në të cilin ata tash po i ngrtsin kundërshtimet për të mos biseduar fare apo për të mos bërë koalicion. Motivi është inati dhe të them të drejtën edhe më 2014 ishte inati. Kishte dozë inati edhe më 2014 dhe u pa që ishte e pamjaftueshme si motivacion inati për të ndërtuar një modalitet për të ardh në pushtet, apo për të rrëzuar një koalicion apo një parti e cila ka dalë e para”, tha Sherifi për televizionin Dukagjini.

Ai u shpreh i bindur se Ramush Haradinaj do të formojë Qeverinë e re.

“Mendoj se nuk do të ketë sukses. Mund të ketë zvarritje por në fund është gjithmonë aty që thyhet”, theksoi ai.