McAllister: Rregullat ndaj Rusisë vlejnë edhe për Serbinë

McAllister: Rregullat ndaj Rusisë vlejnë edhe për Serbinë

Orientimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE, nuk nënkupton marrëdhënie të përzemërta me vendet tjera në botë, përfshirë edhe Rusinë, deklaroi David McAllister, raportues i PE për Serbinë.

“Njëkohësisht, nga shtetet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, pritet që të jenë në përshtatje me parimet bazë të politikës së jashtme, që vlen edhe për Serbinë”, deklaroi McAllister, njoftojnë mediet serbe.

Tutje, duke folur për perspektivën evropiane të Serbisë, McAllister, përveç ekonomisë përmendi edhe marrëdhëniet me fqinjët që të kontribuojë në stabilizimin e gjendjes në rajon, transmeton RTK