QKUK 1 vit pa aparaturë të gastroskopisë

QKUK 1 vit pa aparaturë të gastroskopisë

Pajisjet me të cilat ekzaminohen disa nga organet e sistemit të tretjes janë jashtë funksionit në QKUK.

Gastroskopi, një pajisje me anë të të cilit shikohet në brendi të traktit të sipërm tretës po mungon që një vit në QKUK.

Në anën tjetër edhe aparati “Kolonoskopi” mungon tash e tre muaj, raporton RTV21.

Në mungesë të aparaturës incizimet bëhen jashtë QKUK’së.

Sektori për pajisje mjekësore përmes një komisioni vlerësues për aparatura ka dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë në muajin qershor të vit të kaluar kërkesat për blerjen e gastroskopi për Klinikën e Gastroenterologjisë. Kjo aparaturë nuk është blerë andaj qendra e Klinikës Universitare ka bërë edhe një kërkesë tjetër në shkurt të këtij viti drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Mungesën e aparaturës më së shumti po e ndjejnë pacientët.

Sipas informacioneve nga Klinika e Gastroenterologjisë aparati që është jashtë funksionit nuk ka pasur mundësi të funksionohet pasi është i vjetër dhe ofertat për servisim kanë qenë shumë të shtrenjta, gati sa një aparaturë e re.