Stalini tentoi ta vriste Titon: Ja çfarë kërcënimi mori

Stalini tentoi ta vriste Titon: Ja çfarë kërcënimi mori

Në histori do të mbahet mend letra e Titos, përmes së cilës vendosi të mbronte vetën dhe njëkohësisht të kërcënonte Stalinin e madh.

Në maj të vitit 1948 kishte përçarje të madhe mes Titos dhe Stalinit. Partia Komuniste e Jugosllavisë i ka hedhur poshtë akuzat e  komunistëve sovjetikë kundër politikës së udhëheqjes jugosllave. Kjo u pasua edhe me një rezolutë Informbiro dhe me presion të vazhdueshëm politik dhe ekonomik nga ish-blloku sovjetik drejt Jugosllavisë.

Tito pastaj tregoi guxim të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri, duke mos lejuar të jetë i përfshirë në kontestet ideologjike dhe duke këmbëngulur në pavarësinë e shtetit si një parim i marrëdhënieve midis vendeve sovrane.
Besohet se më shumë se 40.000 stalinistë (ose ata që janë akuzuar për stalinizëm) i janë nënshtruar represionit në periudhën nga viti 1948 deri në vitet e hershme të 50-ta.
Stalini besohet të ketë thënë se “mjafton të lëvizë vetëm gishtin e vogël që Tito të mos ekzistojë më”.
Ai madje personalisht ka organizuar disa përpjekje për vrasjen e Titos.
Në librin “The Unknown Stalin” (R. Medvedev, I. Medvedev, 2003) botoi një pjesë të letrës  së Josip Broz Titos drejtuar Stalinit.

“Ndalo të më dërgosh njerëz që të më vrasin. Ne kemi kapur tashmë pesë burra, një me bombë, një me  armë. (…) Nëse nuk ndaleni me angazhimin e vrasësve, unë do të dërgoj një në  Moskë dhe nuk  do të ketë nevojë për tjetër”, kishte shkruar Tito në letrën dërguar Stalinit.