Për tre muaj mbyllen 445 ndërmarrje

Për tre muaj mbyllen 445 ndërmarrje

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se në TM1 2017 është shënuar numër më i vogël i regjistrimit të bizneseve, i ndërmarrjeve të regjistruara dhe numër dukshëm më i vogël i ndërmarrjeve të mbyllura.

“Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 2,850 apo 46 ndërmarrje më pak se sa në TM1 2016, ndërsa u mbyllën 445 ndërmarrje apo 282 ndërmarrje më pak se sa në TM1 2016. Numri më i madh i ndërmarrjeve të reja të regjistruara vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 799 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i bujqësisë me 350 ndërmarrje dhe ndërtimtarisë me 269 ndërmarrje”, thuhet në raportin e BQK-së, tremujor për vlerësimin e ekonomisë, raporton RTKlive.

Krahasuar me TM1 2016, në shumicën e sektorëve është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara.

“Në sektorin e prodhimit është shënuar rënia më e madhe e ndërmarrjeve të regjistruara prej 78 ndërmarrje më pak, pasuar nga sektori i aktiviteteve financiare që u karakterizua me 45 ndërmarrje më pak të regjistruara. Sektorët që shënuan numër më të madh të ndërmarrjeve të regjistruara ishin sektori i bujqësisë dhe ndërtimtarisë, apo 89 përkatësisht 15 ndërmarrje më shumë”, ka njoftuar BQK-ja..

Autor: RTKlive