Në Gjilan hapet tregu i ri i veturave

Në Gjilan hapet tregu i ri i veturave

Në hapjen e tregut të ri të veturave në Tregun e Gjelbër, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku dhe kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike lokale “Tregu”.

Kryetari Haziri ka thënë se tash tregu i veturave është zhvendosur në një vend shumë të përshtatshëm në pronë komunale, ndërkaq i ka dhënë përkrahje të madhe menaxhmentit të kësaj ndërmarrje për shërbime sa më të mira për qytetarët e Gjilanit dhe menaxhimin sa më të mirë të të gjitha llojeve të tregjeve.

Ndryshe, tregu i veturave është hapur sot në një hapësirë tek Tregu i Gjelbër dhe çdo të premte do të vazhdojë shitblerja e veturave në po atë vend. Hyrja për ditën e sotme ka qenë pa pagesë.