Svarqa, mbajti takim lamtumirës me ekipet e LMT-së së KFOR-it

Svarqa, mbajti takim lamtumirës me ekipet e LMT-së së KFOR-it

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, të premten ka zhvilluar një takim lamtumirës me përfaqësuesit e LMT-së, rreshterin Aleks Ortonto dhe ekipin e tij të cilët për një kohë punuan në rajonin e Ferizajt ndërsa pas pak ditësh pritet që të vijë një grup tjetër punues i forcave të KFOR-it.

Me këtë rast kryetari Svarqa, këta të fundit i ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit, ndërsa theks të veçantë i ka kushtuar situatës së sigurisë në qytetin e Ferizajt i cili është njëri ndër qytetet më te qeta në gjithë Republikën e Kosovës.


Ai ka falënderuar grupin për punën e bërë dhe takimet e shumta me qytetarët si dhe projektet te dobishme që janë realizuar.

Nga ana tjetër komandanti i LMT-së bashkë me ushtarët e tjerë shfaqën kënaqësinë që kanë qenë kaq të mirëpritur, kudo që kanë punuar dhe thanë se po largohen nga këtu me kujtimet më të mira.

Në këtë takim morën pjesë edhe ekipi tjetër e LMT-së e cila do të qëndrojë për një kohë në Kosovë në krye me rreshterin Brindle. Premtuan se bashkëpunimin do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takimin e sotëm lamtumirës u shkëmbyen edhe dhurata në mes komandantit të LMT-dhe kreut të komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

Autor: RTKlive