Blair: Brexit duhet të ndalet sepse dëmton ekonominë britanike

Blair: Brexit duhet të ndalet sepse dëmton ekonominë britanike

Ish kryeministri britanik Tony Blair, deklaroi se ka gjasa që Britania e Madhe të mos braktisë fare Bashkimin Evropian (BE), dhe se ndalimi i Brexit-it është i domosdoshëm në mënyrë që të shmanget dëmtimi i ekonomisë së vendit.

Në një artikull të publikuar të shtunën nga Instituti për Ndryshmime Globale, kryetar i të cilit është Blair, ai shkruan se liderët e BE-së mund të dakordohen për reforma me të cilat do të mbanin Britaninë e Madhe në BE.

Ndërkohë në një prononcim për Sky News, Blair tha se për çdo ditë “ai prezenton prova të reja për dëmin e Brexit-it”, duke përmendur ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe uljen drastike të vlerës së Sterlinës, që filluan të marrin tetapjetën pas referendumit të vitit 2016 për dalje nga BE-ja.

Blair u tërhoq nga posti i kryeministrit në vitin 2007, ndërkohë që ndërhyrjet e tij në politikën britanike janë gjithmonë subjekt i një debati më të gjerë.

Ai fitoi tre procese zgjedhore radhazi, si udhëheqës i Partisë Laburiste, por shumë kush nuk ia fali pjesëmarrjen në luftën në Irak.