Mbetjet mortore në Novi Pazar me gjasë janë nga Lufta e Dytë Botërore

Mbetjet mortore në Novi Pazar me gjasë janë nga Lufta e Dytë Botërore

Sot është raportuar se në Novi Pazar janë gjetur disa mbetje mortore, megjithatë kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj ka thënë për lajmi.net se sipas të gjitha gjasave këto mbetje mortore nuk janë nga lufta e fundit në Kosovë, por nga Lufta e Dytë Botërore.

Megjithatë, ai ka thënë se duhet të pritet fjala e forenzikës për këtë çështje.

“Kemi informata se atje ka gjetje, por atje janë të angazhuar edhe gjykatësi dhe prokurori dhe tani është çështje  e forenzikës, por sipas të gjitha gjasave, këto janë nga vitet e Luftës së Dytë Botërore, megjithëse  fjalën e fundit do ta japin ekspertët. Unë kam rënë në kontakte me përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë, edhe ata thonë kështu. Por tani forenzika mbetet që ta thotë fjalën e fundit, port ë gjitha gjasat janë që këto mbetje mortore nuk kanë të bëjnë me luftën e fundit”, ka deklaruar Gjetaj.