VIDEO-Jaho: Zërat shqiptarë kanë histori në botën e artit

VIDEO-Jaho: Zërat shqiptarë kanë histori në botën e artit

Sot (e hënë) në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në lidhje direkte nga Madridi, ka folur sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, e cila ka marrë vlerësimeve të larta botërore.

Sopranoja Jaho, tha se rrugëtimi i këtij suksesi ka qenë një sfidë, ku ka pasur rrëzime, ngritje por të cilat e kanë bërë atë më të fortë për të punuar.

“Jam duke jetuar një rrugëtim që nuk ka mbaruar akoma. Jam duke e jetuar një ëndërr”, tha ajo.

Jaho ka marrë vlerësime të mëdha nga performancat e saj kudo nëpër botë. Ajo tha se nuk e kishte imagjinuar që do të arrinte deri këtu, kurse teatrin ajo sheh si një vend magjik.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për vështirësitë e shqiptarëve për të depërtuar në skenat botërore. Sipas saj, edhe pse është e vështirë të depërtojnë për shkak se Shqipëria është një vend i vogël dhe ka diçka që i dallon shqiptarët kudo në botë.

“Sopranët shqiptarë e kanë të vështirë të depërtojnë, por kanë diçka të veçantë e që është kultura dhe mentaliteti. Zërat shqiptarë kanë histori, shprehje dhe kjo i bënë të fuqishëm në botën e artit”, tha Jaho sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ermonela Jaho, për punën dhe përkushtimin e saj është shpërblyer me çmime të ndryshme nëpër botë. Ajo merr vlerësime të mëdha nga publiku ne secilin vend që performon.

“Çmimet të bëjnë të ndihesh krenar por puna nuk mbaron asnjëherë”,tha Jaho sot në  emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’.

Autor: RTKlive