Studimi: Djelmoshat që përdorin kanabis janë 10 cm më të shkurtër

Studimi: Djelmoshat që përdorin kanabis janë 10 cm më të shkurtër

Djelmoshat që thithin kanabis para pubertetit mund frenojnë rritjen e tyre për më shumë se 10 centimetra, sipas një studimi.

Hulumtuesit kanë gjetur se të rinjtë që kanë qenë të varur nga droga ishin shumë më të shkurtër se bashkëmoshatarët e vet që s’e kanë përdorur drogën, transmeton Express.

Ata po ashtu kanë zbuluar se përveç që se është kalim i kohës duke u relaksuar, përdorimi i drogës në fakt e bën trupin më të stresuar në termin afatgjatë.

“Përdorimi i marijuanes mund të nxit një kundërpërgjigje ndaj stresit e cila stimulon fillimin e pubertetit por e shuan nivelin e rritjes,” ka thënë lideri i studimit, Ayed Shakeel Raza Rizvi, nga Universiteti i Bujqësisë “Rawalpindi” në Pakistan.

Shkencëtarët në këtë universitet i kanë studiuar nivelet e hormoneve të caktuara të përfshira në rritjen dhe pubertetin në gjakun e 220 jo përdoruesve dhe 217 përdoruesve të kanabisit.

Nivelet e hormoneve të lidhura me pubertetin siç janë testosteronet dhe hormonet luteinising (LH) janë rritur në përdoruesit e kanabisit. Ndërsa, nivelet e hormoneve të rritjes ishin ulur.

Po ashtu, studimi ka gjetur se djelmoshat që nuk e përdorin kanabisin peshojnë mesatarisht katër kilogramë më shumë dhe janë 10 centimetra më të gjatë deri kah mosha 20- vjeçare se djelmoshat që e përdorin.