PriFilmFest sjellë filmin “Daja”

PriFilmFest sjellë filmin “Daja”

Premiera e filmit “Daja” është dhënë në vitin 2014 në sallën “Black Box” të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe më pas është shfaqur edhe për publikun në kinema. Ndërsa këtë vit erdhi edhe në PriFilmFest në programin Special Screening.

Festivali i filmit PriFilmFest, tashmë i ka dhënën një atmosferë të veçantë kryeqytetit. Ky festival po vazhdon të sjellë shumë filma, duke i shfaqur përpara publikut, çdo natë në hapësirat e Teatrit Kombëtar, në Kino ABC, në Kinemanë nën qiellin e hapur te Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, dhe në Kinemanë nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti”, shkruan KultPlus.

E në mesin e filmave në kuadër të PriFilmFest, i paraparë të shfaqet në kinemanë nën qiellin e hapur, por për shkak të motit me shi në Teatrin Kombëtar, të dielën u shfaq edhe filmi “Daja” me regji të Ilir Harxhit dhe skenar të Jani Durit, shkruan KultPlus.
 

Filmi “Daja” i metrazhit të mesëm, trajton fenomene negative të shoqërisë shqiptare, siç është korrupsioni. Personazhi kryesor në filmin “Daja” është daja, që interpretohet nga aktori Enver Petrovci, i cili ka një qebaptore të njohur në Tiranë. Krejt ngjarja e filmit nisë kur daja bashkë me ndihmësin e tij, të cilin e luan aktori, Sokol Angjeli, udhëton për në Greqi, për vizitë tek nipi i tij, cili luhet nga, Ledio Lako.

Atje daja vdes gjatë një marrëdhënie seksuale me dy femra, për shkak se i nxitur nga nipi i tij, ai pa i ditur pasojat, merr sasi të tepruar të tabletave për ngritje të dëshirës seksuale. Pas vdekjes së dajës, nipi bashkë me ndihmësin e tij, pa informuar autoritetet greke, nisin trupin e dajës për në Shqipëri, ku edhe zhvillohet tema kryesore e filmit.

Pasi kalojnë kufirin e Greqisë, pa u vërejtur se kanë një trup të pajetë në makinë, në kufirin e Shqipërisë, ata kapen nga një polic shqiptar, i cili kupton për ngjarjen që kishte ndodhur. Aty ndodhë edhe korrupsioni, ku polici për të lejuar kalimin e tyre në mënyrë ilegale kërkon para. Premiera e filmit “Daja” është dhënë në vitin 2014 në sallën “Black Box” të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe më pas është shfaqur edhe për publikun në kinema. Ndërsa këtë vit erdhi edhe në PriFilmFest në programin Special Screening.