Rrëzohet duke prerë drutë, humb jetën i moshuari nga Pogradeci

Rrëzohet duke prerë drutë, humb jetën i moshuari nga Pogradeci

Një person nga Pogradeci ka mbetur i vdekur ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti.

Policia e qytetit lokale bën me dije se në fshatin Rëmenj, duke prerë dru, nga pakujdesia është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime Xh.H, 69 vjeç, banues në Rëmenj.

Ai është dërgua në Spitalin e Pogradecit për mjekim, por si pasojë e dëmtimeve që kishte marrë, ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.