HMD Global prezantoi dy telefonë të thjeshtë Nokia

HMD Global prezantoi dy telefonë të thjeshtë Nokia

Telefonët janë bazikë me ekrane 1.8 inç, dritë LED dhe një muaj jetëgjatësi baterie.

Marka Nokia po rikthehet gradualisht në botën e telefonëve, një ringritje e cila filloi me modelin Nokia 6 të rangut të mesëm dhe u pasua nga Nokia 3 dhe 5.

Megjithatë pjesë e axhendës së kompanisë janë padyshim edhe telefonët e thjeshtë. HMD Global prezantoi ditën e hëne dy telefonë, Nokia 105 dhe Nokia 130 të cilët janë rifreskim të modeleve të kaluara.

Nokia 105 do të kushtojë 14,50 dollar dhe vjen me një kartë ndërsa duhet të paguani 0.50 dollar më shumë për variantin me dy karta.

Nokia 130 kushton 21.50 dollar. Telefonët janë bazikë me ekrane 1.8 inç, dritë LED dhe një muaj jetëgjatësi baterie.

Nokia 130 ka Bluetooth dhe kartë microSD. Dy telefonët e sotëm vinë pak muaj pasi kompania lançoi telefonin ikonik Nokia 3310.