Zbardhen vendimet e Triestes, asnjë projekt nuk e prek Shqipërinë

Zbardhen vendimet e Triestes, asnjë projekt nuk e prek Shqipërinë

Nuk e prek Shqipërinë, projekti i gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë.

Nuk e prek as Korridori Mesdhetar që lidh Bosnjën me Kroacinë, as investimet në Korridorin e Pestë, as hekurudha që lidh Maqedoninë me Bullgarinë dhe as ajo që lidh Serbinë me Bullgarinë.

Edi Rama shkoi duarbosh në Samit dhe u kthye po duarbosh. Njësoj siç paralajmëroi ambasadori italian në Shqipëri.
Është e qartë nga grafiku se Serbia dhe Bosnjë Hercegovina janë përfituesit më të mëdhenj nga projektet dhjetëra-milionëshe të miratuara në Trieste. Projektet e financuara për vitin 2016-2017 mund t’i gjeni të detajuarakëtu, në faqen zyrtare të Komisionit Europian, ku edhe janë publikuar të gjitha projektet që u miratuan nga liderët e BE-së në Trieste.