Taravari shkarkon drejtorët e Spitaleve

Taravari shkarkon drejtorët e Spitaleve

Disa parregullsi në punë, sjellje joetike të një pjese të të punësuarve dhe higjienë e cila nuk është në nivel të kënaqshëm, janë vërejtur pas inspektimit të kryer në Spitalin klinik në Shtip.

Këtë sot e njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, prej nga theksojnë se në bazë të asaj që është konstatuar, është marrë vendim për shkarkim të drejtorit mjekësor të Spitalit klinik në Shtip, Aleksandar Stojanovski dhe drejtor i ri është emëruar dr. Alen Gjorgjiev.

Gjithashtu, për drejtor të ri të Qendrës për shëndet publik në Shtip është emëruar dr. Marija Dimitrova, ndërsa është shkarkuar edhe drejtori ekonomik në Spitalin klinik në Tetovë Zoran Stankovski, theksojnë nga Ministria.