Rreth 500 kërkesa për kompenzim dëmesh nga tërmeti në Ohër

Rreth 500 kërkesa për kompenzim dëmesh nga tërmeti në Ohër

Deri tek komisioni komunal kanë arritur rreth 500 kërkesa për kompenzim të dëmeve nga tërmetet që ndodhën kohëve të fundit në Ohër, të cilat po i vërtetojnë ekipet e profesionalizuara.

Përveç ndërtimeve të vjetra, nuk ka dëmtime serioze të objekteve në qytetin e Ohrit, nga seria e tërmeteve të cilat dridhën qytetin për gati një muaj, njofton OhridNews.

Toka në Ohër ka filluar që të qetësohet nga dridhjet, sot nuk është regjistruar asnjë tërmet.