"Kapital bank" lëshon letrat e para me vlerë

"Kapital bank" lëshon letrat e para me vlerë

Komisioni për Letra me Vlerë i dha miratim "Kapital bank" SHA Shkup të lëshojë letra korporuese me vlerë  për blerës të njohur.

Bëhet fjalë për emisionin e parë të 1000 letrave me vlerë nominale të posaçme prej 1000 euro dhe me vlerë të përgjithshme prej 1.000.000 euro.

"Letrat me vlerë që lëshohen janë afatgjate me interes kontributi (kupon), në formë jomateriale, jokonvertuese, është me emër dhe transferim të pa afatizuar", sqaron KLV.

Emisioni për letrat me vlerë e "Kapital bank" bëhet për shkak të rritjes së kapitalit dhe mjeteve personale të shoqatës, përmirësim i përfitimit, zgjerimit të portofolios të shërbimeve të cilat ofrohen, si dhe për investime në TI zgjidhje për ndërtim të platformës digjitale për shërbime online të bankës.

Blerësit e letrave me vlerë nga emisioni i parë janë Alfa bank dhe EAD nga Sofja e cila do të blejë 90 për qind nga letrat e ofruara me vlerë, si dhe fondet investuese KB Publikum-balansiran dhe KB Publikum-letra me vlerë nga Shkupi me pesë për qind.