United dhe Inter arrijnë marrëveshjen për Perisic

United dhe Inter arrijnë marrëveshjen për Perisic

Manchester United ka arritur marrëveshjen me Inter për Ivan Perisic. Shira thuhet të jetë diku rreth 45 milionë euro.

Sulmuesi anësor nga Kroacia pritet të jetë blerja e tretë e Jose Mourinhos në merkaton e kësaj vere pas afrimit të Romelu Lukakut dhe Victor Lindelof. Italianët nuk kanë dashur të bëjnë kompromise për çmimin e lojtarit por me sa duket jemi shumë pranë akordit.

Inter pritet t’i shfrytëzojë paratë e fituara nga Perisic për të afruar sulmuesin e Lazio-s Keita Balde, pasi United refuzoi të huazonte Anthony Martial.

Vetë 28-vjeçari kroat do të nënshkruajë një kontratë nga e cila do të fitojë 120,000 euro në javë. Tashmë United pritet të shënjestrojë mesfushorin e Chelsea-t Nemanja Matic i cili nuk ka udhëtuar me skuadrën e Antonio Contes në Lindjen e Largët. Serbi nuk është më pjesë e planeve të trajnerit italian pas ardhjes së Bakayokos nga Monaco.