Orinda Huta emocionoi të gjithë me një dedikim plot dashuri (Foto)

Orinda Huta emocionoi të gjithë me një dedikim plot dashuri (Foto)

Pak ditë më parë këngëtarja Orinda Huta është befasuar nga një festë beqarie organizuar nga mikeshat e saj më të afërta.

Ajo është lumturuar shumë nga kjo festë surprizë buzë detit dhe e personalizuar me detaje nga lidhja e saj me moderatorin Turjan Hyska.

Por, duket se sot Orinda ka vendosur të bëjë një dedikim të veçantë për dikë special, motrën e saj, e cila jeton jashtë vendit.

“Sepse ajo është gjithnjë aty për mua dhe lum ka motra. Krahë për krahë apo me milje larg motrat lidhen gjithnjë nga zemra,”-ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku shfaqen së bashku.

krahas fotos ku shfaqen së bashku.

Më 27 korrik Orinda dhe Turi do të lidhen në martesë.