Era e stuhishme, nuk di të ndalet – gati bomba me French Montanën

Era e stuhishme, nuk di të ndalet – gati bomba me French Montanën

Era Istrefi po tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet drejt rrugës së saj për t’u bërë yll i paprekshëm i pop muzikës në botë.

Këngëtarja nga Prishtina, e dalë nga estrada shqiptare, por me nivel shumë të lartë të kreativitetit, ka gjetur veten lehtë në skenën botërore.

Ajo me superhitin e asj “BonBon” arriti që të tërheqë vëmendjen e gjithë botës, kurse  vlerat e saj artistike me projektin “Redrum”, i cili u vlerësua lart nga kritikët e artit botëror.

Era Istrefi në projektin “Redrum” ku u vlerësua lart për artin që ka transmetuar !

Është “Forbes” revista prestigjioze që ka intervistuar vajzën nga Prishtina, e cila po mahnitë gjithë botën.

Me këtë rast, opinioni i muzikës dhe publiku amerikan u njoftua se Era po vjen me një mega projekt në bashkëpunim me French Montanën, reperin më të mirë të momentit.

Telegrafi.

French Montana në hitin “Unforgettable” me vallëzimin unik. Ky klip u xhirua në Ugandë dhe ai dha donacion 100 mijë dollarë për fëmijët pjesëmarrës në klip.
 

Bëhet fjalë për një projekt në të cilin kanë punuar shumë producentë dhe pritet të jetë një nga hitet më të mëdha të kësaj vere në skenën e muzikës botërore.

Nëse Era është përzgjedhur si bashkëpuntore nga French Montana, ky është vlerësim i lart për këngëtaren nga Prishtina.

Reperi me origjinë marokene është aktualisht reperi më i kërkuar dhe më i shtrenjtë në botë.

Hiti i tij “Unforgettable” është në vendin e dytë të Top 10 të Billboard Hot 100.

French Montana lansoi ditë më parë albumin e ri “Jungle Rules” i cili arriti të jetë në ditët e para në vendin e dytë për numrin e kopjeve të shitura në iTunes, e para tij është vetëm DJ Khaled falë bashkëpunimit të madh me Rihannan.

Era e destinuar për sukses në tregun amerikan me duetin me French Montanën.

French Montana dhe Era Istrefi do të vijnë me projektin e tyre më 25 gusht, në premierën e madhe e cila do ta katapultojë këngëtaren kosovare drejt majes së skenës së muzikës botërore, baza e të cilës është në SHBA. Depërtimi i Erës në tregun e muzikës amerikane është i padiskutueshëm me duetin me French Montanën, i cili është shndërruar në një nga emrat më të dashur të publikut atje, por me famë në gjithë botën. Një zgjedhje e përkryer e momentit nga menaxhmenti i këngëtares me në krye Faton Shoshin dhe kompaninë Ultra Music, të cilët me shumë gjasë kanë qenë përcaktues për suksesin e bukuroshes nga Prishtina.

Ky projekt pritet të jetë më i madhi në karrierën e Era Istrefit, por jo përcaktues për karrierën e saj – pasi që ajo tashmë është shndërruar në një yll botëror, por me kapacitet për t’u bërë një nga emrat më të mëdhenj, e për t’u bërë një nga emrat më të mëdhenj, bashkëpunimet me superyjet janë më se të mirëpritura për të.