Will Smith luan në ribërjen e “Aladdin”

Will Smith luan në ribërjen e “Aladdin”

Disney ka njoftuar se Will Smith do ta luajë rolin e Fantazmës në ribërjen e “Aladdin” që do të realizohet me regji të Guy Ritchie.

Aktori i njohur do ta zëvendësojë Robin Williamsin, i cili e ka luajtur këtë rol në versionin origjinal të filmit të animuar.

Aktori kanadez, Mena Massoud, do t’i bashkohet Smithit së bashku me Naomi Scott, e cila është e njohur për rolin në “Power Rangers”, ku e ka portretizuar princeshën Jasmine.

Skenarin e ka shkruar John August, ndërsa si producent është angazhuar Dan Lin, i njohur për punën e tij në “Sherlock Holmes”.

Xhirimet do të fillojnë në muajin gusht në Londër, ndërsa nuk dihet se kur do të përfundojnë ato.

Versioni origjinal i “Aladdin”, i xhiruar në vitin 1992, ishte shumë i suksesshëm dhe fitoi dy çmime të Academy Awards.