Jodie Whittaker, femra e parë që do të luajë Doctor Who

Jodie Whittaker, femra e parë që do të luajë Doctor Who

Në fund të këtij viti, Peter Capaldi do të largohet nga hit seriali televiziv, ndërsa rolin do t’ia pasojë një aktoreje.

Skenaristi kryesor dhe producenti ekzekutiv, Chris Chibnall, ka vendosur që në episodet e ardhshme rolin ikonik ta luajë aktorja e njohur, e cila do të jetë e 13-ta me radhë që luan këtë rol.

Peter Capaldi në rolin e Doctor Who

Whittaker, e cila u bë e njohur me dramën televizive “Broadchurch”, ka kohë që përmendej si kandidate për rolin.

“Pasi i kemi shqyrtuar listat me muaj të tërë, kemi biseduar, kemi mbajtur audicione, takime dhe shumë të fshehta, jemi të kënaqur që ta mirëpresim Jodie Whittaker si të 13-tën me radhë”.

“Gjithmonë kam dashur që Doktori i 13-të të ishte femër dhe jemi të entuziazmuar që e kemi siguruar zgjedhjen tonë të parë. Audicioni i saj thjesht na mahniti”, ka thënë Chibnall.