Dokumentari “Shota”, sjellë Shotë Galicën në PriFilmFest

Dokumentari “Shota”, sjellë Shotë Galicën në PriFilmFest

Dokumentari sjellë një pjesë të historisë së Shote Galicës, përmes tri vajzave të reja të cilat edhe pse të reja në moshë kanë dëgjuar shumë për heroinën shqipëtare.

Qerime Halil Radisheva, e njohur si Shote Galica, ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare, për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, shkruan KultPlus. Shote Galica, është një nga figurat e pavdekshme historike, që edhe sot njihet dhe dhe kujtohet si një heroinë kombëtare, shembull i një gruaje luftëtare, shkruan KultPlus.

Shote Galica, ishte pjesë edhe e edicionit të nëntë të PriFilmFest, kjo falë dokumentarit të metrazhit të shkurtër “Shota” me regji të Dojan Mema, i cili u shfaq në dje në kuadër të këtij festivali, në Teatrin Kombëtar. Më shumë se sa një dokumentar historik, “Shota” vë në qendër femrën shqipëtare përmes, figurës së Shote Galicës. Dokumentari sjellë një pjesë të historisë së Shote Galicës, përmes tri vajzave të reja të cilat edhe pse të reja në moshë kanë dëgjuar shumë për heroinën shqipëtare.

Tutje, në dokumentar, një historiane nga Shqipëria sjellë fakte nga historia, për lufën 12 vjecare të Shotës, kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë, me qëllim të bashkimit të trojeve shqipëtare . Dokumentari sjellë edhe kujtimet e mbesës së Shote Galicës, e cila mbanë edhe emrin e Shotës, Qerime. Premiera e dokumentarit “Shota” është dhënë më 22 shtator 2016.